Telegrafi

Challandes për Sterlingun: Lajm i keq që do të luajë, e vetmja mënyrë për ta ndalur është “t’ia thyejmë këmbët”

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A e cila do të zhvillohet nesër (e diel) në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 18:00.

Për këtë takim dhe lojtarët e Anglisë ka folur trajneri i Dardanëve, Challandes, i cili ka thënë se Kosova nuk do të ketë kujdes vetëm nga ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Lexo po ashtu Challandes: Ndeshja ndaj Anglisë shumë e rëndësishme para asaj me Maqedoninë

“Për neve nuk është lajm i mirë. Është dyfish lajm i keq. Ai është njëri prej më të mirëve në botë në pozitën e tij. Por, ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë lojtar tjerë shumë cilësor”, ka thënë fillimisht Challandes.

“E kam parë edhe Rashford, nuk është i keq, as Sancho dhe Abraham nuk janë të këqij Anglia ka shumë lojtarë të mirë, luan apo jo Sterlingu”.

“Duhet ta bëjmë një lojë të madhe ndaj anglezëve”.

Lexo po ashtu Kapiteni Rrahmani: E rëndësishme fitorja, Anglia ka shumë lojtarë të rrezikshëm - jo vetëm Kane

“Nëse i jep shumë hapësira Sterlingut, është e pamundur ta ndalësh. Vetëm si ekip mund ta ndali. Nëse do të mund të bënim diçka, do t’ia thyenim këmbën, por ky nuk është stili ynë”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/