Site icon Telegrafi

Challandes për rinovimin e kontratës: Nuk mund t’i shikoja ndeshjet e Kosovës në Kampionatin Evropian nga televizori

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje shuam të rëndësishme në muajin shtator.

“Dardanët” me tre shtator do të përballen me Moldavinë në stadiumin “Stadio Ennio Tardini” në Itali, e më pas me Greqinë në “Fadil Vokrri” Prishtinë.

Bernard Challandes në një intervistë për Sport Show në Klan Kosova ka treguar se përse vendosi të rinovonte kontratën me Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mund ta imagjinonte t’i shikonte përballjet e ‘Dardanëve’ në televizor dhe vendosi të vazhdonte edhe për dy vite.

“Nuk mund të imagjinoja të shikoja Kosovën në Kampionatin Evropian nga televizori, kjo ishte se përse nuk mendova dy herë që të rinovoja kontratën edhe për dy vite të tjera”, ka thënë Challandes.

Trajneri zviceran ka bërë të ditur se Përfaqësueses tonë do t’i bashkohen shumë lojtarë të rinj, por pa dashur të zbulojë emra. /Telegrafi/

Exit mobile version