Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për mediat italiane në lidhje me transferimin e Vedat Muriqit te Lazio.
Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, 69-vjeçari zbërthen cilësitë e shtatlartit të sulmit të Kosovës, duke thënë se ai do të jetë një përforcim cilësor për Lazion.
“Muriqi është një përforcim shumë cilësor i Lazios”.
“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asistime, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese”.
“Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, ka thënë Challandes për Muriqin.
Zvicerani nuk i kursyen fjalët e mira edhe për blerjen e Napolit, Amir Rrahmani.
“Është një futbollist shumë i mirë, një mbrojtës modern. I pastër dhe besnik, i zoti me kokë dhe në mbulimin një për një”.
“Di ta t’i ndërtojë aksionet nga poshtë. Mendoj se qoftë me Koulibalyn qoftë me Manolas do të formojë një dyshe mbrojtëse të një niveli të lartë”, nënvizoi ai.
Dyshja kanë kaluar te dy klubet e mëdha italiane dhe nga ky sezon do t’i shohim në nivelet e larta të Serie A. /Telegrafi/