Site icon Telegrafi

Challandes: Penalltia e dhënë ishte shaka, por Suedia ishte shumë e fort

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Suedinë, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 3-0.

Ai kishte ankesa të mëdha te penalltia, duke thënë që nga ajo distancë sa ishte goditja me kokë dhe dora, kurrë nuk është penallti.

“Mendoj që keni të drejt kur thoni, kemi luajt një kundërshtari të fortë, por nuk pajtohem me penallti. Është një shaka”.

“Nga dora te koka te dora nuk është penallti. Madje mund të jetë edhe faul në Hadërgjonajn para se te ishte penallti”.

“Duhet ta pranojmë që Suedia ishte më e mirë. Pas pjesës së parë e nisëm mirë, por pësuam një super gol. Suedia kishte lojtarë të fortë në sulm, Isak, Kulusevski dhe Forsberg. Isak bëri gol të mrekullueshëm”.

“Ekipi provoi, ishte shumë e vështirë që ne një ndeshje e tillë kur je duke humbur nuk është e lehtë”

“Mendova se do të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Kishte disa aksione të mira, por duhet të ishim pak me fat”.

“Është ekip tjetër, është e qartë, Spanja luan tjetër futboll. E shihni Suedinë shumë e fuqishme, Kulusevski shumë i fortë. Spanja nuk ka lojtar të tillë. Diferencë e madhe në fuqi me Suedinë, por ishin të mirë edhe me këmbë”.

“Nuk ishte aq mirë sa me Spanjën, pasi presion dhe agresiviteti i Suedisë ishte më i madh”.

“Pse jo vendi i tretë. Ndeshja e radhës ndaj Gjeorgjisë, aspak e lehtë. Pastaj luajmë me Greqinë. Duhet t’i kërkojmë këto dy fitore”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

 


Exit mobile version