Telegrafi

Challandes pas fitores: Treguam mentalitet të madh, luajtëm si ekip ndaj Çekisë

Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

Trajneri i Kosovës është deklaruar pas fitores ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Strategu ynë ka thënë se ai është i lumtur me lojën që kanë treguar lojtarët dhe me mënyrën se si arritën t’i përballonin që kishim në formacion.

“Treguam një mentalitet të madh, puna e madhe dhe një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim një kundërshtarë të vështirë përball, por duhet të jemi krenar për punën e bërë”, ka thënë fillimisht Challandes për Super Sportin.

“Na motivuan largimet që bënim nga vija e fundit e zonës. Ne kemi lojtarët që und të luajnë në mesfushë dhe në sulm, nëse na mungojnë një apo dy lojtarë, skuadra e jep reagimin si skuadër dhe kjo më pëlqen shumë”.

“Ia dolëm edhe një here, na munguan disa lojtarë, por ekipi nuk hoqi dorë, ata ishin ne gjendje te vdesin. Ishte paraqitje fantastike nga i gjithë ekipi. 15 ndeshje pa humbje? Ne duhet te mbajmë këmbët në tokë, normalisht qe është diçka shumë e mirë. Duhet t’i themi ekipit urime”.

“Ne krye te grupit për momentalisht? Nuk i shikoj pikët, tani kjo fitore na siguron vendin e dytë dhe ne kështu duhet të luajmë deri në fund të kualifikimeve me shansin te arrijmë vendin e dyte”, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Lexo po ashtu Tjetër sukses i Kosovës në Grupin A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në 'Fadil Vokrri'

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/