Telegrafi

Challandes pas fitores së vështirë ndaj Maltës: Ishte ndeshje e mirë, duhet ta përmirësojmë finalizimin

Foto: ffk.com

Kosova shënoi fitore të vështirë në ndeshjen miqësore ndaj Maltës me rezultat 2-1.

Përzgjedhësi Bernard Challandes është ndarë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, por duke shtuar se mungon finalizimi, duke shtuar se pjesa e parë ishte e mirë.

“Ishte një ndeshje e mirë por nuk ishim të mirë në finalizim. Kemi pasur raste mjaft të mira, me aksione mjaft të mira”.

“Por, na mungoi finalizimi. Ishte një javë e mirë për ne me dy ndeshje miqësore. Kemi punuar mirë, kemi vrapuar shumë”.

“Unë jam i kënaqur me punën e gjithë ekipit, por mund të përmirësohemi edhe më shumë”.

“Jo, nuk besoj se skuadra kishte mungesë motivimi. Mendoj se nga fundi janë ndjerë më të lodhur sepse vrapuan shumë”, ka thënë Challandes.

Dy golat e Kosovës në këtë takim u shënuan nga Milot Rashic. /Telegrafi/