Site icon Telegrafi

Challandes: Një lojtar që nuk e jep maksimumin ndaj Gjibraltarit, ka probleme me mua

Bernard Challandes i ka paralajmëruar lojtarët e Kosovës para ndeshjes miqësores me Gjibraltarin.

Strategu i Përfaqësueses tonë ka thënë se kjo nuk është vetëm një miqësore e thjeshtë dhe një lojtar që nuk e jep maksimumin nesër, do të ketë problem me të.

“Ndeshja ndaj Gjibraltarit nuk është vetëm një miqësore e thjeshtë, por do të jetë një ndeshje për t’u përgatitur ndaj Malit të Zi”, ka thënë Challandes.

Lexo po ashtu Rashkaj për miqësoren ndaj Gjibraltarit: Një ndeshje miqësore për t'u përgatitur me Malin e Zi

“Çdo lojtarë duhet të jap maksimumin në këtë miqësore nëse luan vetëm në pjesën e parë apo pak minuta”.

“Nëse një lojtar nuk e jep maksimumin në këtë ndeshej, atëherë do të ketë probleme me mua, pasi kjo ndeshje është shumë e rëndësishme”, ka shtuar më tej strategu zviceran.

Kosova dhe Gjibraltari do të luajnë nesër nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e që do të jetë një miqësore për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Malit të Zi në Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version