Telegrafi

Challandes: Ndeshja vendimtare, luajmë për fitore edhe pse Azerbajxhani është favorit

Kosova do të luajë ndaj Azerbajxhanit ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ndërsa në konferencën për shtyp ka dal të flas përzgjedhësi Bernard Challandes.

I pari i Dardanëve, Challandes, foli për rëndësinë e takimit. Sipas tij skuadra do të futet për fitore dhe pse barazimi i dërgon tutje.

“Azerbajxhani është një skuadër shumë e organizuar. Në ndeshjen e parë në barazuam, por ata treguan formë të lartë”.

“Ata kanë eksperiencë si në eliminatoret për evropian dhe botëror. Azerbajxhani është favorit dhe ka qenë favorit i grupit, shkaku i eksperiencës”.

“Ne jemi ekip i ri”.

 

“Trajnerët thonë që gjithmonë ekipi kundërshtare është favorite”.

Lexo po ashtu Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës

Ai foli edhe për mënyrën e lojës në këto eliminatore, duke thënë se do të provojë të gjitha mënyrat.

“Nuk e ndërroj filozofinë e lojës, kjo është loja ime, loja jonë. Futbolli nuk ka logjik ndonjëherë. Nëse ndërmarrim rrezikun dhe me qasje pozitive me 11 lojtarë kemi mundësi për fitore”.

“Do ta vazhdojmë lojën tonë dhe do ta ndërmarim rrezikun, edhe nëse humbin do ta vazhdoj jetën”.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Jam i bindur në fitore”, ka thënë Challandes.

I pyetur se a është njeriu kryesor i këtyre fitoreve, ai ka thënë ‘jo’ në gjuhën shqipe, duke i dhënë merita edhe të kaluarës me Albert Bunjaku. /Telegrafi/