Telegrafi

Challandes: Ndeshja ndaj Spanjës ishte më e mira që kur erdha te Kosova

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është deklaruar për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katari 2022” që zhvillohen në muajin tetor.

Ndeshja e parë do të jetë ajo si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë do të zhvillohet ndaj Gjeorgjisë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Challandes ka thënë se dëshiron që lojtarët të luftojnë me gjithë shpirt, siç e kanë bërë deri më tani.

Lexo po ashtu Challandes flet për ardhjen e Domgjonit dhe çfarë pret nga ai

“Unë preferoj që lojtarët të luftojnë, të dalin përpara, të luajnë futboll, por edhe të vendosin konkretisht. Unë dua që të marrë rezultatin më të mirë, siç ishte në ndeshjen ndaj Greqisë”, ka thënë trajneri i Kosovës.

“Tashmë e kemi dëshmuar se jemi një ekip që luajmë me zemër dhe luftojmë deri në fund, duke krijuar raste të mira shënimi”.

“Ndaj Greqisë, kemi arritur të bëjmë lojën tonë, kemi krijuar shanset tona edhe pse nuk i kemi kronkretizuar mirë, por që duhet të tregojmë mentalitet të mirë”.

Lexo po ashtu Challandes: Ndeshja ndaj Spanjës ishte më e mira që kur erdha te Kosova

Strategu zviceran ndeshjen ndaj Spanjës e ka përshkruar si më të mirën që kur ka marrë drejtimin e Dardanëve.

“Ndeshja e fundit ndaj Spanjës, ishte ndeshja më e mirë që kur jam në Kosovë, pasi kemi luajtur ndaj njërës ndaj skuadrave më të mira në botë”.

Lexo po ashtu Challandes: Ndaj Suedisë duhet të tregojmë cilësitë tona

“Kishim durimin dhe kemi luajtur futboll taktik, kishim koordinim në pjesën ofanzive dhe defanzive, kishim më shumë shanse shënimi më shumë se Spanja. Cila skuadër kishte këto shanse ndaj Spanjës, askush”.

“Natyrisht se Spanja ka humbur ndaj Suedisë, mirëpo nuk suedezët nuk kishin shanse më të shumta se ne. Ne kemi luajtur shumë mirë përpara dhe kjo nënkupton se kemi bërë punë të mirë në takimet e fundit”, ka shtuar më tej Challandes. /Telegrafi/