Telegrafi

Challandes ndahet i kënaqur me lojën, ka fjalë të mira edhe për debutuesit

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjes ndaj San Marinos, ku shënuan fitore me rezultat 4-1.

Zvicerani u nda i kënaqur me lojën, duke thënë se ishte e nevojshme të luhej kjo ndeshje në mënyrën e duhur.

“Ishte një ndeshje serioze dhe e mirë. Nuk mund të them se e vështirë”.

“Ishte shumë e rëndësishme të luhej në mënyrë të duhur. Unë mendoj që ekipi ka bërë një lojë të mirë, ndoshta me pak më tepër efikasitet mund të ishte më mirë. Në fund mund të them se jam i kënaqur”.

“Mendoj se ishte eksperiencë e mirë. San Marino mos të harrojmë humbi nga Shqipërisë 2-0”, ka thënë fillimisht Challandes.

Tutje ai u ndal duke folur ardhjet e reja, duke lavdëruar Destan Bajselmanin dhe Blendi Idrizi.

“Bajsemani ka bërë një paraqitje të mirë, por sot si mbrojtës nuk ka pasur vështirësi pasi nuk ka pasur punë. Ishte i qet me topin, mendoj që ishte një ndeshje e mirë për të”.

“Idrizi ishte interesant mjaft dinamik. Ka dhënë topa të mirë. Është mirë për ne të kemi lojtarë të rinj”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/