Site icon Telegrafi

Challandes lë të kuptohet se puna te Kosova është e fundit për të si trajner

Bernard Challandes mund të mos jetë më trajner i asnjë skuadre apo ekipi përfaqësues pas largimit nga Kosova.

Sot (e mërkurë) është konfirmuar zyrtarisht se Challandes ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.

Largimi i tij si përzgjedhës i Kosovës vjen pas një marrëveshje konsensuale më Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Lexo po ashtu Zyrtarizohet largimi i Bernard Challandes nga Kosova

Pas vendimit, Challandes foli për kohën e tij te Kosova, ndërsa zbuloi momentet më të mira dhe më të këqija gjatë kohës katërvjeçare.

Megjithatë, zvicerani 70-vjeçar la të kuptohet se puna e tij te Kosovës është e fundit për të si trajner.

“Jam i pikëlluar sepse tani nuk jam vetëm në fund të të qenit trajner i ekipit përfaqësues të Kosovës, por në fund të karrierës si trajner në përgjithësi”, ka thënë Challandes në konferencë. /Telegrafi/

Exit mobile version