Kosova ka arritur fitore ndaj Burkina Fasos mer rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në afërsi të Parisit.
Pas ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes, ka deklaruar së është krenar me ekipin.
Sipas tij Kosova ka një skuadër kompakte dhe do të kërkohen sukseset.
“Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit”.
“Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin”.
“Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të thekson se zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë”.
“Përsa i takon objektivave të Kosovës, nuk mund të jap një përgjigje fikse, por mund të them se kemi një skuadër shumë kompakte. Kam shumë besim tek e ardhmja”, ka thënë Challandes për Supersport.
Trajneri zviceran ka marr dy fitore në po aq takime miqësore me Kosovën.