Bernard Chellandes ka diskutuar edhe problemet që Kosova po i kalon në fazën e sulmit, derisa në mbrojtje qëndrojmë më mirë.
Trajneri i Përfaqësueses beson se ndaj Greqisë do të angazhohen që më shumë të shënojnë gola dhe mos të bëjnë gabimin si në ndeshjet e kaluara.
“Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe në Greqi nuk kemi ardhur të luajmë në mbrojtje, por do të zhvillojmë lojën tonë sulmuese dhe do të tentojmë t’i shfrytëzojmë rastet tona”, ka thënë trajneri i Përfaqësueses tonë.
“Ne nuk kemi ndonjë plan për fazën defanzive, pasi ne jemi të fokusuar në pjesën ofanzive, shkaku që aty kemi probleme që të sulmojmë”.
“Nuk kemi pranuar shumë gola dhe ne nuk kemi probleme në mbrojtje, por në sulm për t’i konkretizuar rastet që kishim në duart tona”, ka shtuar më tej Challandes.
Kosova është mysafir i Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve, në raundin e katërt në sfidën që fillon nesër (e mërkure) nga ora 20:45. /Telegrafi/