Site icon Telegrafi

Challandes konfirmon mungesën e Rrahmanit: Kemi bërë të pamundurën, por ai nuk do të jetë me ne

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media para ndeshje me Maqedoninë e Veriut.

Kosova luan ndaj Maqedonisë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.

Challandes është pyetur edhe për mungesën e Amir Rrahmanit, i cili nuk kishte arritur me kohë në grumbullim, shkaku i problemeve me COVID-19 te skuadra e tij.

“Mund ta shpjegoj se çfarë ka ndodhur por jo edhe ta kuptoj, ne si federatë kemi bërë maksimumin, duke provuar përmes FIFA-së që ta kemi Amirin këtu, mirëpo kjo nuk ka qenë e mundshme”.

“Po jetojmë në një kohë speciale me virusin e COVID-19 dhe disa gjëra janë dukshëm më të vështirësuara sesa që janë në kushte normale”.

“Kemi bërë maksimumin duke provuar nëpërmjet UEFA, nëpërmjet FIFA-s, nëpërmjet federatës italiane, nëpërmjet regjionit të Napolit, pra në çdo formë kemi provuar që Amirin ta kemi me ne këtu, kjo nuk ka qenë e mundur, dhe për ne ka qenë e pakuptueshme, siç është e pakuptueshme, se nga i njëjti shtet, nga një klub që ka shumë raste pozitive, dikush të mund të jetë pjesë e ekipit (rasti Goran Pandev)”, ka thënë Challandes.

Zvicerani kështu e ka konfirmuar mungesën e sigurt të Rrahmanit për ndeshjen jetike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version