Telegrafi

Challandes: Kemi dhjetë mungesa kyçe përballë Greqisë, humbja nga Maqedonisë së Veriut na ka zhgënjyer – i kuptoj kritikat e ashpëra

Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

Bernard Challandes është deklaruar para ndeshjes me Greqinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Strategu i Përfaqësueses tonë ka thënë se humbja ndaj Maqedonisë së Veriut i ka zhgënjyer thellë, mirëpo nuk është e lehtë të luash ndaj skuadrave si Sllovenia, Greqia – madje as ndaj Moldavisë.

“Duhet të pranojmë se humbja ndaj Maqedonisë së Veriut na ka sjell shumë zhgënjim, mirëpo edhe kemi pasur mungesa në lojtarë”, ka thënë Challandes në konferencë për media.

“Ne na duhet që të përballemi me këto probleme dhe qëndroj afër skuadrës time për t’i kaluar këto momente së bashku, pasi takim i vështirë është edhe ky ndaj Greqisë”.

“Dua të them dy gjëra, ne nuk kemi me vete dhjetë lojtarë shumë të rëndësishëm. Nuk dua të flas për lojtarët që nuk i kemi me vete, por që duhet të kuptoni situatën tonë”.

“E dyta, nuk jam i befasuar me kritikat e ashpëra që kemi pranuar, mirëpo nuk e konsideroni situatën tonë”.

Lexo po ashtu Vojvoda: Jemi në Greqi për të fituar - Dardanët gjithmonë i kemi mbrapa vetës

“Të humbësh ndaj Greqisë, nuk është një turp për Kosovës. Greqia ka një skuadër të mirë dhe ka skuadra të mira këtu”.

“Trajneri i Greqisë e ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë ndaj nesh, por as për ne nuk është një takim i lehtë”.

“Mua më pëlqen të zhvillojë një ndeshje të mirë, mirëpo nuk është e lehtë të luash edhe ndaj një skuadre si Sllovenia, mirëpo as ndaj Moldavisë që nuk të lë të luash futbollin tuaj”, ka shtuar më tej trajneri ynë. /Telegrafi/