Telegrafi

Challandes: Kam ndryshuar idenë se kush i gjuan penalltitë te Kosova

Bernard Challandes ka thënë se ka ndryshuar idenë se kush do t’i gjuajë penalltitë dhe gjuajtjet e lira te Kosova.

Trajneri i Përfaqësueses tonë ka bërë të ditur se ka dy apo tre emra në listë se kush do t’i gjuajë penalltinë apo gjuajtjet e lira.

“E kam ndryshuar idenë se kush do të gjuajë penalltinë dhe gjuajtjet e lira. Kam përcaktuar një listë”, ka thënë Challandes.

“Do t’i jap tre emra se kush do ta marrë përgjegjësinë të gjuajë penalltinë apo edhe gjuajtjen e lirë”.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Kosovës, Challandes: Ndaj Malit të Zi luajmë me lojtarë që janë të gatshëm

“Shumë lojtarë gjuajnë penalltinë dhe janë mjaftë të mirë, por që unë duhet të vendosi se kush do të jetë gjuajtësi i parë i penalltisë, i dyti, i treti…”, ka shtuar më tej përzgjedhësi i Kosovës.

‘Dardanët’ do të përballen me Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 nga ora 20:45. /Telegrafi/