Bernard Challandes ka thënë se ka ndryshuar idenë se kush do t’i gjuajë penalltitë dhe gjuajtjet e lira te Kosova.
Trajneri i Përfaqësueses tonë ka bërë të ditur se ka dy apo tre emra në listë se kush do t’i gjuajë penalltinë apo gjuajtjet e lira.
“E kam ndryshuar idenë se kush do të gjuajë penalltinë dhe gjuajtjet e lira. Kam përcaktuar një listë”, ka thënë Challandes.
“Do t’i jap tre emra se kush do ta marrë përgjegjësinë të gjuajë penalltinë apo edhe gjuajtjen e lirë”.
“Shumë lojtarë gjuajnë penalltinë dhe janë mjaftë të mirë, por që unë duhet të vendosi se kush do të jetë gjuajtësi i parë i penalltisë, i dyti, i treti…”, ka shtuar më tej përzgjedhësi i Kosovës.
‘Dardanët’ do të përballen me Malin e Zi më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 nga ora 20:45. /Telegrafi/