Telegrafi

Challandes: Jam i lumtur sepse nuk u dorëzuam, ëndërrojmë kualifikimin në evropian

Bernard Challandes ka folur pas fitores së Kosovës në udhëtim te Bullgaria në kuadër të duelit për  eliminatoret ‘Euro 2020’.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në udhëtim te Bullgaria me rezultat të ngushtë 3-2, por është fitore e madhe pasi erdhi me rikthim.

Kjo fitore e ka lumturuar jashtë mase trajnerin e Kosovës, Challandes, i cili foli për fitoren dhe ëndrrën e Dardanëve për të luajtur në evropian.

Lexo po ashtu Kosova nuk dorëzohet, rikthim spektakolar për fitore historike në Bullgari

“Jam shumë i lumtur, pasi asnjëherë nuk u dorëzuam, pasi kam punuar shumë në mbrojtje dhe pastaj në fazën ofenzive. E kemi pasur ndjenjën se mund të shënojmë dhe arritëm të shënojmë”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Ata kanë provuar disa aksione nga krahët dhe qendra, por ne morëm një fitore shumë të madhe”.

“Nuk është një fitore normale, pasi është fitorja e parë në kualifikuese në ndonjë evropian dhe botëror”.

“Mendoje se janë dy gjëra, psikologjia dhe mentaliteti. Kemi një skuadër shumë të mirë. Duhet të luajmë futboll, pasi kemi një skuadër që di të luaj futboll të mirë”.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në triumfin fantastik të Kosovës kundër Bullgarisë

“Kemi një skuadër me moshë moshatare 23-vjeç dhe kjo është pozitive”.

“Ne gjithmonë duhet të ëndërrojmë në jetë. Kjo është filozofia jonë. Çdo gjë e mrekullueshme fillon me një ëndërr”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/