Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, natyrisht se i është gëzuar fitores së Kosovës në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Maltës.
Përfaqësuesja jonë shënoi fitoren e dytë në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri është shprehur i kënaqur me lojën ekipore të zhvilluar nga të zgjedhurit e tij që në fund rezultoi me sukses.
Ai ka thënë se ndeshja ka mundur të zgjidhet që në pjesën e parë, po të konkretizoheshin rastet, ndërkohë që mundësi akoma më të mira pari në fraksionin e dytë.
Strategu zviceran ka refuzuar të veçojë një lojtar më të mirë në takim duke thënë se gjithë skuadra bëri lojë të mirë.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është lider i Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të arkëtuar.
Rivali më i afërt është Azerbajxhani me pesë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje. /Telegrafi/