Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Maltën, ku skuadra e tij fitoi 2-1.
Ai është ndalur te Milot Rashica, ku shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola edhe pse kishte raste tjera.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i Kosovës dhe ka luajtur në të gjithë pozicionet e repartit të sulmit”.
“Nuk është një pykë tipike, por më shumë një sulmues i fshehtë, që ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në çdo pozicion”.
“Sot doja të shihja një tjetër futbollist në majë të sulmit, por ai u dëmtua dhe ia besuam Milotit atë pozicion”, ka thënë Challandes.
Rashica kthehet të shënojë pas një kohë të gjatë, ku mungoi në shumë ndeshje shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/