Telegrafi

Challandes: Duhet t’i nxjerrim gjërat pozitive, të martën do të jem në Shkup për ta parë Maqedoninë

Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshje ndaj Anglisë, duke thënë se duhet t’i nxjerr gjërat pozitive.

Ai shtoi se do të shkojë ta shoh Maqedoninë të martën në Shkup, pasi është kundërshtari ynë në Ligën e Kombeve.

“Nuk është e lehtë, por kam parë shumë gjëra pozitive.Duhet ta mbajnë atë lojën dhe shpirtin e pjesë së parë”.

“Anglia ka pasur një nivel të lartë të efikasitet. Në çdo aksion ata shënojnë gol. Nëse iu jep tri katër raste, ata shënojnë”.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, por mund të nxjerr diçka pozitive nga kjo ndeshje”.

“Dresheviq është imazhi i skuadrës. Ai e ka pasur një ndeshje të mirë, por ka bërë edhe gabime të mëdha”.

“Në fund ishim edhe të lodhur pasi kishim një javë shumë intensive, ndërsa Anglia e ka luksin të bëjë shumë ndërrime. Mbrojtja na la keq në fund. Nuk mund të bëjmë këso gabime. Por kur e sheh rezultatin 4-0 është shumë. Ka diferencë të madhe”.

“Në fund duhet ti marrim gjërat pozitive. Nuk e kemi pasur sulmues. Unë mendoj që kemi mësuar shumë gjëra në këto kualifikime”.

“Të martën do të shkoj në Shkup të shoh dhe të studioj”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/