Site icon Telegrafi

Challandes: Dua t’i falënderoj lojtarët, jo për ndeshjen e sotme por për këtë kampanjë – Kosova duhet të jetë krenare me ta

Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka thënë se ekipi nuk e luajti lojën e saj, por në fund i uroi Çekinë.

Ai në fund tha se Kosova duhet t’i falënderojë këta lojtarë dhe duhet të jetë krenar me ta.

“Duhet të jemi të qartë dhe korrekt. Kishim një Kosovë që luftoi dhe mbrojtur. Ishte mirë, por nuk mund të luanim. Nuk luajtëm lojën tonë”.

“Çekia është shumë e fortë dhe duhet ta pranojmë që kjo skuadër ishte më e mirë. Duhet t’i urojmë për kualifikimin”.

(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Kisha një ndjenjë që nuk kemi marr rrezik sa duhet të ndërtonin aksione. Ju kam thënë lojtarëve, luani lojën tuaj, rrezikoni”.

“Kjo është një arsye, arsye tjetër ishte skuadra kundërshtare shumë e fortë. Jemi të zhgënjyer me këtë rezultat dhe lojë jo të mirë”.

“Patëm mundësi të luanim dhe nuk luajtëm”.

“Çekia ishte e fortë me presing, por iu thash pas pjesës së parë lojtarëve se duhet të provojmë më shumë. Iu thash që ne duhet të luajmë ashtu si luajtë”.

Momenti i golit të Atdhe Nuhiut (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

“Duhet t’i themi urime ekipit për këtë kampanjë deri tani. dua t’i falënderoj të gjithë lojtarët për punën e tyre. Kosova duhet të jetë krenare për këtë skuadër”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version