Telegrafi

Challandes deklarohet rreth situatës së Vedat Muriqit te Lazio

Bernard Challandes në konferencë për media para dy ndeshjeve të shtatorit ka folur edhe rreth  disa lojtarëve që nuk po luajnë shumë te skuadrat e tyre aktuale.

Trajneri i Kosovës është pyetur rreth situatës së Vedat Muriqit te Lazios, duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë dhe në ekipin e Dardanëve ai e ka dëshmuar tashmë.

Lexo po ashtu Challandes flet për ardhjen e Domgjonit dhe çfarë pret nga ai

“Vedat Muriqi? Ai ka luajtur në Ligën e Evropës me Lazion për një orë dhe në pjesën më të madhe në takimin e djeshëm”, ka potencuar Challandes.

“Nuk është se Muriqi po ka hapësirë, por ai është një lojtar tjetër te ekipi i Kosovës dhe është në gjendje të tregojë se çfarë mund të bëjë”.

Lexo po ashtu Challandes: Ndeshja ndaj Spanjës ishte më e mira që kur erdha te Kosova

“Në të kaluarën e kemi parë se çfarë mund të bëjë dhe ne presim një gjë të tillë edhe tani se çfarë duhet të bëjë dhe të ndihmojë ekipin”, ka shtuar më tej trajneri i Dardanëve. /Telegrafi/