Bernard Challandes ka bërë të ditur se Kosova duhet të ketë kujdes ndaj Republikës Çeke.
Trajneri i ‘Dardanëve’ ka deklaruar se çekët na kanë rrezikuar disa herë në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’ dhe atë gjë askush nuk ka arritur ta bënte deri më tani.
Challandes ka kërkuar nga lojtarët që të japin më të mirën dhe të kenë parasysh lojën që Liverpooli zhvilloi ndaj Manchester Cityt në fundjavën që shkoi.
“Dua që lojtarët të japin më të mirë ndaj Çekisë dhe unë gjithmonë kërkojë nga ta, jepni më të mirë, jepni më të mirën”, ka thënë zvicerani.
“Ne kemi luajtur ndaj tyre dhe tashmë jemi në dijeni për rrezikun që nga vije nga ta edhe pse nuk e kemi analizuar ndeshjen e parë në detaje”.
“Dy muaj më vonë e kam shikuar edhe një herë ndeshjen dhe mendoj se kemi përparuar shumë nga atëherë. Kam shikuar edhe ndeshjen ndaj Anglisë, por që askush nuk ka arritur ta mbajë dallimin e posedimit të topit në 60% me 40%”.
“Nganjëherë jemi me fat dhe Çekia është një skuadër e mirë. Fitorja e tyre ndaj Anglisë nuk ishte befasi. Ata kanë statistika të mira ndaj nesh dhe kishin krijuar gjashtë shanse këtu kundër nesh në Prishtinë. Nuk ka qenë fitore e lehtë dhe as nuk do të jetë ndeshje e lehtë”.
“Edhe ata kanë pikët e dobëta, por nuk dua t’i them këtu, por nëse i kemi mposhtur njëherë, mund t’i mposhtim sërish”.
“Ne duhet të jemi të gatshëm për të gjitha situatat dhe të luajë si fizikisht ashtu edhe mënyrë psikike. Ne kemi cilësi, por duhet të dimë si ta qarkullojmë topin, nëse e keni parë lojën e djeshme të Liverpoolit dhe Manchester Cityt, aty ka shumë lojë me mentalitet të lartë. Ka të bëjë me shpirtin luftarak, por edhe me mentalitetin fitues, Liverpooli e kishte këtë dhe duhet të luajmë edhe ne një lojë të tillë me mentalitet fitues”, ka shtuar më tej Challandes.
Kosova do të luajë më 14 nëntor më Republikën Çeke, derisa më 17 nëntor do të luajnë me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/