Site icon Telegrafi

Challandes: Bullgaria skuadër e fortë, por ne synojmë fitoren

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bullgarisë.  

Kosova ka udhëtuar drejt Bullgarisë, ku do të luajë ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupi A në kuadër te eliminatoreve për Euro 2020.

Në konferencën për media në Sofje para stërvitjes së fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë ka folur trajneri Challandes, i cili ka thënë se Kosova synon tri pikët.

Lexo po ashtu Trajneri i Bullgarisë, Balakov flet për humbjen nga Çekia dhe ndeshjen e radhës ndaj Kosovës   

“Ne do të bëjmë përpjekje për të luajtur lojën tonë dhe filozofinë tonë dhe nuk do t’i adaptohemi lojës së kundërshtarit”, ka thënë fillimisht Challandes.

Bernard Challandes (Foto: FFK-Kosova)

“Bullgaria është një skuadër e fortë, e cila ka bërë ndryshime të shumta nga ndeshja që kishim në Prishtinë”.

“E kam shikuar edhe lojën e tyre kundër Çekisë dhe ka qenë një angazhim i madh i tyre. Sigurisht se edhe për ne nuk do të jetë e lehtë të luajmë këtu, por do të synojmë që të arrijmë fitore”.

Lexo po ashtu Bullgari – Kosovë, UEFA i cakton gjyqtarët e ndeshjes

“Taktika jonë nuk do të ndryshojë. Nuk jemi skuadër që luajmë vetëm në mbrojtje apo vetëm në sulm. Ne mund të luajmë me sistemin 4-3-3 apo 4-2-3-1”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Ndryshe, Kosova do të luaj nesër (e hënë) ndaj Bullgarisë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Vasil Levski. /Telegrafi/

Exit mobile version