Chadwick Boseman, Rege-Jean Page dhe Elizabeth Olsen, ishin ndër fituesit në “MTV Movie & TV Awards 2021”.
Ceremonia, e votuar nga fansat, u zhvillua në Hollywood Palladium në Los Angeles, e kompletuar me një audiencë pas një viti për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Filmi romantik i Netflix “To All The Boys: Always And Forever” – fitoi për filmin më të mirë ndërsa Disney + Marvel i WandaVision u shpall emisioni më i mirë.
Boseman, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 43 vjeçare pas një beteje katërvjeçare me kancerin e zorrës së trashë, fitoi për interpretimin më të mirë në një film për rolin e tij të fundit në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”.
Olsen fitoi për performancën më të mirë në një shfaqje në rolin e Scarlet Witch në WandaVision.
Scarlett Johansson, e cila ka luajtur në “Marriage Story”, “Jojo Rabbit” dhe filmat e Marvel, çmimin ia dedikoi të gjithë atyre që kanë punuar me të gjatë gjithë karrierës.
Ceremonia gjithashtu përfshinte yje të tjerë si: Henry Golding, Lin-Manuel Miranda and Mandy Moore.
Aktori i ndjerë këtë vit u nderua edhe nga “SAG Awards” e po ashtu edhe nga “Golden Globes”. /Telegrafi/