Chadwick Boseman u nderua me një çmim të dielën në “SAG Awards 2021” për performancën e tij në “Ma Rainey’s Black Bottom”.
Boseman, 43 vjeçar, vdiq në gusht të vitit që lamë pas nga kanceri i zorrës së trashë.
Gruaja e Boseman, Taylor Simone Ledward, pranoi çmimin teksa falënderoi “Screen Actors Guild Awards” për vlerësimin që i bënë aktorit të ndjerë.
“Faleminderit Zot. Faleminderit Leroy dhe Carolyn Boseman”, tha ajo para se të falënderonte bashkëpunëtorët e Boseman. “Faleminderit Screen Actors. Faleminderit, Chad”.
Kjo ndërkohë ishte shfaqja përfundimtare e Chad, i cili tashmë ka lënë një zbrazëtirë të madhe në kinematografinë ndërkombëtare.
I njëjti pas vdekjes u nderua me një çmim edhe për ‘aktorin më të mirë mashkull’ në një rol kryesor në ‘Golden Globes 2021’.
Ai po ashtu u nominua edhe për një ‘Oscar’.
“SAG Awards 2021” ishte paraparë të zhvillohej në janar, por është shtyrë për në prill për shkak të pandemisë. /Telegrafi/