Telegrafi

Chadli hedh poshtë lidhjen me Juven

Në javët e fundit 23-vjeçari është lidhur me një transferim te Zonja e Vjetër, mirëpo lojtari ka bërë të ditur se nuk ka kontaktuar me askënd.

“Nuk di asgjë rreth kësaj. Juventusi është padyshim një klub i mirë, megjithëse Serie A nuk është më ajo që ka qenë”.

“Juventusi, Interi dhe Milani janë aktualisht tre klubet e vërteta”, ka thënë belgu për Voetbal International. /Telegrafi/