Telegrafi

Cha Cha Darabuka së shpejti me dy projekte të reja

Grupi Cha Cha Darabuka dhe Ce 1 janë mjaft të pëlqyer dhe të kërkuar nga publiku shqiptar.

Ata kanë të publikuar në treg disa projekte muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe janë të preferuarat e publikut nëpër koncerte.

Cha Cha Darabku dhe Ce 1 kanë treguar për Telegrafin se janë në përgatitje të dy projekteve të reja, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt për publikun.

Ndërkohë, ata janë vazhdimisht të angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/