Telegrafi

CFF fillon dhënien e kredive deri në 100 mijë euro për bizneset

“Duke patur parasysh se një nga barrierat kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë, është qasja në fonde financiare, CFF shpreson që përmes produkteve dhe shërbimeve të saj t’iu ndihmojë bizneseve që të rriten dhe të bëhen më konkurrente dhe të punësojnë më shumë njerëz”, tha Michael Gold, drejtor menaxhues i Crimson Capital.

Sipas tij, madhësia e kredisë do të jetë prej 10 mijë euro deri në 100 mijë euro, kurse kamata përcaktohet nga disa faktorë, duke përfshirë kushtet makroekonomike, të industrisë dhe vlerësimin e CFF-së mbi besueshmërinë e huamarrësit.

“Afatet e kredive do të varen nga qëllimi i huamarrjes dhe modelit të llogaritjes rrjedhëse të parasë. Afati minimal është 30 ditë, ndërsa maksimalja tejkalon një vit. Norma e kredive do të jetë konkurrente me tregun”, tha ai.

CFF është themeluar nga Crimson Capital dhe mbështetet nga Norfund, Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë dhe USAID. /Telegrafi/