Telegrafi

Çfarëdo trupi që të keni, do të dukeni perfekt me këtë rroba banje!

Mjafton të bësh një zgjedhje të mirë të kostumit të larjes

Lajmi i mirë është se ekziston një model që i përshtatet çdo gruaje në mënyrë të përsosur, pavarësisht nga trupi që ka.

Në mënyrë që një rroba banje t’u përshtatet edhe grave topolake edhe atyre të hajthme, dy gjëra janë të rëndësishme – ngjyra dhe modeli, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, e zeza është rekomandimi numër një, sepse kjo ngjyrë jo vetëm që vizualisht e hollon figurën, por gjithashtu ju bën të dukeni më të rafinuara dhe më elegante.

Me rroba banje njëpjesëshe, nuk ka asnjë gabim, ky model u përshtatet grave që janë mbipeshë, por edhe atyre të holla me gjoks të vogël.

Lajmi i mirë është që ju do të jeni në trend sepse këtë sezon, këto rroba banje njëpjesëshe janë një hit absolut.

/Telegrafi/