Me shumë të famshëm si Janelle Monae apo Miley Cyrus, që kanë folur për panseksualitetin e tyre, ju mund të mos ta dini saktësisht se çfarë është apo nga ndryshon nga biseksualiteti
Panseksualiteti përcaktohet si “dikush që ka tërheqje seksuale ndaj dikujt, pavarësisht gjinisë apo identitetit të tyre seksual”, shpjegon specialistja e marrëdhënieve familjare Tarra Bates-Duford.
Parashtesa “pan” në “pansexuality” do të thotë “të gjithë”.
“Kjo tërheqje përfshin edhe njerëz që nuk identifikohen me asnjë gjini”, shton ajo.
Ndërsa panseksualiteti nuk do të thotë që ju tërhiqeni nga të gjithë, është më e saktë ta mendoni këtë term, si “dikush që është i hapur të tërhiqet seksualisht nga çdokush”.
Shumë njerëz panseksualë e përshkruajnë veten e tyre si të tërhequr nga njerëzit bazuar në personalitetin, karakterin moral dhe jo gjininë, që do të thotë se ata mund të tërhiqen nga dikush me gjini binare, jo-binare, mashkull, femër ose ndonjë gjini tjetër.
A është panseksualiteti i njëjtë me termin panromantik?
Panseksualiteti përdoret shpesh krahas termit panromantik, por të dyja nuk janë e njëjta gjë.
“Panromantik” i referohet dikujt që është i tërhequr në mënyrë romantike nga njerëz të të gjitha gjinive, ndërsa panseksualiteti ka të bëjë me tërheqjen seksuale.
Si lidhet panseksualiteti me biseksualitetin?
Panseksualiteti bie nën ombrellën e biseksualitetit, por shkon përtej tërheqjes nga burrat dhe gratë.
Panseksualitet do të thotë që ju të besoni se “gjinia është një konstrukt shoqëror dhe mënyra në të cilën lëvizim përmes spektrit të seksualitetit është një përvojë e rrjedhshme”.
Cili është një keqkuptim i zakonshëm rreth panseksualitetit?
Një supozim i pasaktë, është se panseksualiteti përfshin automatikisht forma të tërheqjes, të tilla si: kafshëria, pedofilia dhe parafilitë si objektofilia.
“Është tepër ofenduese të thonë se ke tërheqje seksuale për një dre apo një makinë”, shprehet Bates.
Burimi: Cosmopolitan, Anabel