Site icon Telegrafi

Çfarë videoje u tregoi Tahiri ministrave dhe deputetëve?

Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është parë duke u treguar ministrave dhe deputetëve të mazhorancës një video që mbante në një nga telefonat e tij.

Videoja ndodhej në telefonin Apple dhe ai ia tregon videon fillimisht ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Më pas shkon tek zv.kryeministri Niko Peleshi dhe ministrat Ditmir Bushati e Damian Gjiknuri.

Në fund, Tahiri videon ia tregon dhe deputetit Erjon Braçe. Nga sa duket edhe në foto, mësohet se ka qenë pikërisht një video ku Tahiri bashkë me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako i bënin surprizë një punonjësi të Policisë Rrugore në prag të pensionit.

Exit mobile version