Mbrëmë, në Microsoft Theater në Los Angeles, u mbajt ceremonia e 47 e “American Music Awards”, ku u ndanë çmime për artistët dhe albumet më popullore të 2019-s
Artistët e njohur të muzikës mbërritën në tapetin e kuq gjithë shkëlqim, të veshur e kuruar në pamjen e tyre.
Disa shkëlqyen dhe disa dështuan me zgjedhjet e tyre, megjithatë askush nuk kaloi pa u vënë re.
Pjesë e AMA ishte edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila kishte zgjedhur të vishte një fustan saten, rozë qe i nxjerr në pah format trupore. Ajo ishte e shoqëruar nga partneri i saj, Anwar Hadid.
Pjesë e eventit të rëndësishëm të muzikës ishin këngëtarë të famshëm, si: Selena Gomez, Taylor Swift, Christina Aguilera etj.
Ndërkohë në këtë fotogaleri do të gjeni disa nga veshjet më të bukura që të famshmit kishin zgjedhur që të ecnin në tapetin e kuq.
Për veshjet në tapetin e kuq, rrëshkisni më poshtë.
Dua Lipa
Kesha
Christina Aguilera
Billy Porter
Billie Eilish
Maya Hawke
Katherine Langford
Ciara
Lizzo
Selena Gomez
Taylor Swift
Jenna Dewan
Heidi Klum
Lil Nas X
Constance Wu
Big Freedia
Sofia Carson