Site icon Telegrafi

Çfarë u kishte thënë vëllezërve Xhaka golashënuesi i Rusisë ndaj Anglisë

Granit dhe Taulant Xhaka nuk janë të vetmit vëllezër që luajnë në këtë evropian, por janë të vetmit vëllezër që luajnë në skuadra të ndryshme.

Edhe në kombëtaren ruse luajnë vëllezërit Aleksei dhe Vasili Berezutski.

Ky i fundit në një intervistë për Uefa.com ka treguar eksperiencën e ngjashme me atë të Xhakave, kur dy vëllezër luajnë në skuadra të kundërta.

Ai gjithashtu dha një këshillë për vëllezërit shqiptarë që të mos harronin që pavarësisht të gjithave ishin vëllezër, transmeton Ora Neës.

“Ne kemi luajtur përballë njëri-tjetrit. Ndodhi shumë kohë më parë, ndoshta 16 vjet më parë. Aleksei luante për Chernomorets dhe unë luaja për Torpedo. Ishte gallatë, pasi arbitri na shikonte duke shtyrë njëri-tjetrin me shaka në fushë dhe na tha se nuk do t’i binte bilbilit nëse ne do bënim faull ndaj njëri-tjetrit. Çfarë mund t’u them vëllezërve Xhaka? Mos harroni që jeni vëllezër. Luani futboll dhe përpiquni të bëni qef” tha Berezutski.

Exit mobile version