Më thuaj si ecën të të them çfarë personaliteti ke
Një studim i veçantë i kryer nga Caleb Backe, një ekspert i shëndetit dhe mirëqenies, ndau dhe krahasoi shpejtësinë dhe stilet e ecjes me tiparet e personalitetit.
Këto kategori dallojnë se si stili juaj i ecjes zbulon personalitetin tuaj.
– Nëse jeni i shkurtër, zakonisht bëni hapa të shkurtër dhe ecni me kokën lart. Ky stil i ecjes tregon që jeni një njëri shumë i përqendruar dhe shumë shpesh dukeni sikur jeni mendjemëdhenj.
Sidoqoftë, për gratë, kjo mënyrë ecje me kokën e ngritur dhe hapa të shkurtër mund të vijnë nga dhimbjet në pjesën e kurrizit apo të qafës.
– Nëse jeni një kalimtar që ecni me duart e kryqëzuara, zakonisht ky pozicion tregon që preferoni të qëndroni vetëm madje dhe të jetoni vetëm.
Ky pozicion gjithashtu nënkupton rrezikshmëri. Në këto raste, ecja e shpejtë, e drejtë, e sigurt dhe me krahët e pakryer është një ide më e mirë.
– Nëse e shihni veten duke ecur me trupin përpara dhe me hapa të shpejtë, sipas ekspertëve tregon se jeni i zemëruar, i zhgënjyer por dhe një njeri këmbëngulës.
– Nëse keni tendencë që kur ecni të bëni shumë veprime njëkohësisht tregon se jeni një person shumë i komunikueshëm, unik dhe krijues. Dhe kjo ka një shpjegim: sipas ekspertëve personat që bëjnë shumë veprime teksa ecin kanë shumë imagjinate dhe shumë ide të cilat mezi presin ti realizojnë.
/Telegrafi/