Site icon Telegrafi

Çfarë tregojnë këpucët për femrat?

Këpucët balerina. Këto lloj femrash preferojnë të mos rriten shpejt, ato dëshirojnë të jenë akoma fëmijë dhe “princesha e babait”. Këto vajza janë përgjithësisht romantike.

Këpucët me takë të lartë. Keni përpara jush një vajzë që mendon se këpucët janë një objekt më i shtrenjtë nga ç’duken për shumicën e njerëzve. Ka shumë mundësi që ajo të ketë një koleksion të pafund këpucësh në shtëpi. Femrat që veshin sandale me taka të larta janë të organizuara mirë.

Çizmet me qafa të gjata dhe me taka të larta. Femrat që i veshin këto lloj çizmesh nuk janë edhe aq “të pafajshme”, ka shumë mundësi që ato të kenë përvoja të shumta seksuale.

Këpucët e sheshta. Këto vajza mund të mos jenë edhe shumë të dhëna pas modës, atyre u pëlqen më shumë rehatia e trupit dhe këmbës. Janë të thjeshta, por mund të shndërrohen papritur në “vajza të këqija”.

Këpucët me taka të larta dhe me rripa. Këto femra nuk janë edhe aq të lehta për t’u kuptuar. Atyre u pëlqen të ndjekin modën dhe kanë shumë vetëbesim. Në mjedise normale këto vajza nuk janë shumë të dhëna pas meshkujve, por në festa kalojnë një kohë të këndshme me ta.

Atletet. Tregojnë se keni të bëni me një vajzë të shtruar, që po i merr gjërat ngadalë, shumë e dhënë pas muzikës dhe shumë origjinale në marrëdhëniet me meshkujt dhe femrat. Kushtojini rëndësi këtyre vajzave, ato janë një surprizë e llojit femëror.

Këpucë leopard, me majë dhe takë. Këto femra e dashurojnë modën, por nga ana tjetër janë shumë të dhëna pas lojërave seksuale. Ndonëse në dukje të vështira, ka mundësi që të mos bëjnë jetën e shtrenjtë që pretendojnë.

“Pavarësisht të dhënave që lëshojnë këpucët, ato nuk munden kurrsesi të përcaktojnë shkallën e bukurisë dhe tiparet e fytyrës së një personi”, u shprehën studiuesit e Universitetit të Kansasit.

 

Exit mobile version