Site icon Telegrafi

Çfarë thotë teksti i “Duje” – këngës reprezentuese të Shqipërisë në ‘Eurovision 2023’?

Albina dhe Familja Kelmendi (Foto: Festivali i RTSh)

Kënga “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision 2023” që do të mbahet në Liverpool të Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo u shpërblye me çmimin e dytë nga juria profesionale, por votimi i publikut ishte ai që përzgjidhte këngën përfaqësuese të shteti për në festivalit evropian.

Kompozimi i artistit Enis Mullaj është mirëpritur nga publiku dhe ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale.

Albina dhe Familja Kelmendi (Foto: Festivali i RTSh)

Por vëmendje të madhe ka marrë edhe teksti i këngës, i cili i është besuar tekstshkrueses Eriona Rushiti.

Domethënia e këngës bazohet mbi parimet familjare, ku një çift shkon drejt divorcit, pa menduar dhembshurinë e fëmijëve të tyre.

Ky është teksti i këngës “Duje”:

Diçka mrena,
frymen ma nal
S’ di çka bohet, bohet
Po du me nal

(Çka o ka bohet)

Krejt tuj pas,
E krejt tuj pas,
S’po muj me u knaq

Jan tu u nda,
Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,
dashnin’ kanë vra

Janë tu u nda,
E kane harru
se kan nji shpi
Sofër me fmi…

Duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jeten, ti ruje
Mos e gjuj me gurë,

Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje
Jan tu u nda,

Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,
dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,

E kanë harru
se kanë nji shpi
Sofër me fmi

Ti duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën, ti duje
Mos e gjuj me gurë,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Sa jetën ti duje
(Duje, duje)

Jan tu u nda,
(Duje, duje)
Veç për nji fjalë,
Janë tu u nda,
dashnin’ kanë vra
(Duje,duje)
Janë tu u nda,
(Duje, duje)
E kanë harru se kanë nji shpi
Sofër me fmi (Duje, duje). /Telegrafi/

Exit mobile version