Telegrafi

Çfarë thotë Guardiola në dhomat e zhveshjes: Disa nga ju luani mirë kur jeni të zemëruar me mua, atëherë më urreni

Pep Guardiola e ka kthyer titullin e kampionit te Manchester City, por për të ardhur deri te trofeu, shumë gjëra janë zhvilluar në dhomat e zhveshjes.

Kompania Amazon Prime ka shpenzuar 11 milionë euro, për të siguruar pamjet që tregojnë se çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes të Manchester Cityt, në sezonin fantastik që sapo e kanë mbyllur.

Në trilerin e dokumentarit “Gjithçka ose Asgjë”, i cili do të shfaqet për publikun me 17 gusht, shihen disa nga fjalimet e Pep Guardiolas.

“Do t’ju mbroj deri në momentet e fundit të jetës sonë në konferenca për shtyp, por këtu do t’ju tregoj të vërtetën”.

“Sot nuk pashë dëshirë për të fituar. Disa nga ju luajnë më mirë kur janë të zemëruar me mua. Kështu që, nëse duhet të më urreni, atëherë më urreni. Nuk ka asnjë problem”.

“Në çdo seancë stërvitore, në çdo ndeshje, duhet të jeni atje, të gatshëm. E di që keni cilësi. E di që jeni lojtarë të talentuar. Por që të bëheni një skuadër e madhe, duhet të mësoni të luani futboll me pasion”, shihet Guardiola duke iu thënë yjeve të tij.

Sipas pamjeve shihet që do të jetë një dokumentar i jashtëzakonshëm dhe me sukses, në vitin që Guardiola me Cityn e tij e fitoi titullin. /Telegrafi/