Telegrafi

Cfarë thotë Gjiko për suksesin e tij dhe të vëllait? (Foto)

Reperi Gjiko që në debutimin e tij të parë, ka pasur përkrahjen e madhe të vëllait të tij, producentit Arbër Gjikolli, apo i njohur ndryshe si Big Bang Beats.

Këngët e Gjikos kanë qenë gjithnjë të punuara me përkushtim, në studion e njohur të tij “Red Box Ent”.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihet bashkë me vëllain e tij të madh, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar diçka shumë interesante, që etiketon në një lloj mënyre suksesin e tyre.

“Vëllezër nga nëna, baba nga industria”, kanë qenë fjalët e reperit. /Telegrafi/