Site icon Telegrafi

Çfarë thotë Fjolla Morina për partnerin e saj në “Dance with Me”? (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina aktualisht është pjesë e spektaklit të njohur të kërcimit “Dance with me 3”, ku për çdo javë ajo duhet të interpretojë nga një kërcim bashkë me partnerin e saj.

Partneri i këngëtares në këtë spektakël është humoristi i njohur nga Shqipëria, Xuma Llushi.

E përderisa është në skuadër me një humorist, sigurisht që e qeshura është një nga elemnetet që i shoqëron ata më së shumti gjatë ditës.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shihet bashkë me Xuman gjatë provave. Në mbishkrimin e fotos ajo ka treguar se Xuma është një nga personat më qesharak që ajo ka takuar ndonjëherë në jetën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version