Site icon Telegrafi

Çfarë thonë Veseli e Berisha pas superderbit

Basketbollisti i Pejës, Alban Veseli, vlerësoi se skuadra e tij e dha maksimumin në parket.

“Peja e dha maksimumin. E humbën një betejë, por i kemi edhe dy të tjera në kampionat dhe në Ligën Ballkanike. Në kampionatin jemi në vendin e parë dhe shpresoj se do ta fitojmë atë kompeticion. Prishtina e ka shumë të vështirë që të fitojë në Pejë”, ka deklaruar Veseli pas ndeshjes për Supersport’, transmeton Gazeta Olle.

Nga ana tjetër, basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, tha pas finales se skuadra e tij arriti fitore të merituar.

“Ishte një lojë e fortë. Merita kanë të gjithë duke u nisur nga kryesia, të gjithë lojtarët e në veçanti tifozët Plisat”, është shprehur Berisha. 

Exit mobile version