Telegrafi

Çfarë thonë trajnerët e Barcelonës për transferimin e ri me nofkën ‘Përbindëshi’

Stafi trajnerëve të Barcelonës është i kënaqur me Mikayil Faye pas javës së parë të stërvitjes, zbulon Gabriel Sans i Mundo Deportivo.

19-vjeçari befasoi të gjithë me fuqinë e tij fizike, sidomos në duelet ajrore. Të shtunën, Faye ka postuar disa foto stërvitore në të cilat ka treguar se sa i ndërtuar është trupi i tij.

Në të njëjtën kohë, qendërmbrojtësi duhet të punojë ende në teknikën e tij, si dhe në kuptimin taktik dhe pozicional.

Lexo po ashtu Barcelona po e kompleton transferimin e parë: "Përbindëshi" pajtohet me kushtet e Blaugranasëve

Faye do të jetë pjesë e skuadrës së Barçës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara. Me shumë mundësi ai do të ketë minuta me ekipin e parë.

Barcelona nënshkroi mbrojtësin për Barca Athletic në fillim të kësaj vere.

Senegalezi iu bashkua klubit për 1.5 milion euro plus shtesa. /Telegrafi/