“Konsiderojmë që mënyra në të cilën formohen këto njolla është shumë e ngjashme me mënyrën e formimit të piklave në lëkurë”, thotë dr. Christoph Schwab
A keni vërejtur ndonjëherë njolla të vogla në iridën e syrit, pjesën e ngjyrosur, të syve tuaj?
Ekspertët dyshojnë që këto njolla, si edhe piklat në lëkurë, mund të zhvillohen si reagim ndaj ekspozimit në rreze të forta të diellit.
“Në dermatologji shfaqja e pikave hiperpigmentale – posaçërisht në lëkurën e dëmtuar nga dielli, lidhet me akumulimin e gjatë e të vazhdueshëm të dritës së diellit”, ka shkruar autori i këtij studimi Christoph Schwab, dhe ka shtuar, “Konsiderojmë që mënyra në të cilën formohen këto njolla është e njëjtë me mënyrën e formimit të piklave në lëkurë”.
Për ta hulumtuar këtë teori, Christoph Schwab, oftalmolog në Fakultetin e Mjekësisë në Grace, Austri, u është bashkuar oftamologëve dhe dermatologëve të tjerë në mënyrë që të studiojë lëkurën e syve të më shumë 600 njerëzve, transmeton Telegrafi.
Studiuesit gjithashtu kanë grumbulluar informacione nga pjesëmarrësit mbi historinë e tyre të ekspozimit në diell, duke përfshirë edhe numrin e djegieve të cilat kanë pasur dhe nevojën e tyre për mbrojtje nga dielli.
76 për qind të pjesëmarrësve ka pasur së paku një njollë në iridën e syrit, madje ata njerëz kanë pasur edhe disa gjëra të përbashkëta, kanë zbuluar studiuesit.
Ata kanë pasur tendencën që të jenë më të vjetër se njerëzit të cilët nuk kanë pasur njolla në iridën e syrit.
Edhe ata me siguri kanë paraqitur numër të madh djegiesh gjatë jetës së tyre, por dhe kanë pasur lëkurë të dëmtuar dhe njolla pleqërie.
Ajo që e ka fascinuar dr. Schwabin ishte lokacioni i njollave, ato më të shumta janë në pjesën e jashtme të poshtme të iridës.
Një shpjegim potencial është që vetullat dhe hunda ndihmojnë në mbrojtjen e pjesë kuadratit të epërm të iridës, duke lënë pjesët e poshtme të jashtme më shumë të ekspozuara në rreze të diellit.
Disa janë të mendimit që këto njolla mund të zbulojnë kancerin e lëkurës.
/Telegrafi/