Në emisionin “Mirëmëngjesi” në RTV Dukagjini, u diskutua për një temë shumë interesante me disa mysafire shumë të veçanta.
Duke qenë se jemi në prag të Festës së Halloweenit, e cila kremtohet më 31 tetor, në “Mirëmëngjesi” ishin protagoniste disa vajza të vogla, të maskuara për festën më “të frikshme të vitit”.
Fjogena, Lisa, Bora, Eda, Lorena dhe Flandra ishin gjashtë të ftuarat speciale këtë mëngjes, të cilat diskutuan për maskimet dhe mënyrën se si festohet Halloweeni.
Të voglat e maskuara si shtriga, skelete dhe balerina të frikshme, treguan se në natën e 31 tetorit e kanë zakon që të dalin për të kërkuara karamele, ashtu siç edhe tradita e festës e thotë.
Protagonistet gjithashtu vunë në dukje për bashkëmoshatarët e tyre se gjuajtja me vezë nuk është edhe një gjest aq i duhur për t’u bërë për ata që nuk të japin karamele.
Vogëlushet thanë se Halloweeni është për të bërë qejf, ndaj duhet festuar dhe mos pasur frikë nga maskimet e të tjerëve gjatë festës. /Telegrafi/