Telegrafi

Çfarë tersi: Polici i rremë ndaloi një agjent të vërtetë – tani ai ka nevojë për një avokat të mirë

Një burrë në Florida i cili u paraqit si një oficer i policisë ndaloi një automjet duke mos ditur se në të gjendej një agjent i vërtetë i policisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Pacheco Bustamante i cili u arrestua të premten me akuzën se “imitoi” në mënyrë të rreme një polic të shtetit të Floridës.

Bustamante po e ngiste një Ford Crown Victoria, veturë e ngjashme me shumë makina të policisë, kur ai iu afrua një veture private. Detektivi ndaloi automjetin, por gjatë intervistës që po i bënte Bustamante e kuptoi se ai nuk ishte një polic dhe e arrestoi.

Deri më tani nuk dihet nëse Bustamante, i cili edhe më parë kishte bërë një veprim të tillë, ka gjetur avokatin e duhur për ta përfaqësuar atë në gjykatë. /Telegrafi/