Telegrafi

Çfarë të vishni për takimin e parë?

Për femrën, gardëroba e përsosur për takimin e parë është fustani i famshëm i zi. Të gjithë meshkujt mendojnë se ato fustane janë seksi. Duhet të jetë i shkurtër, por jo shumë, dhe të ketë dekolte, por dekolteja nuk bën të jetë e madhe. Kjo mënyrë e veshjes do t’ia nxit fantazinë, por edhe do të bindet se jeni një femër të cilin nuk mund ta bëjë për vete kushdo.
Gjithashtu, në takimin e parë mos shkoni e veshur si për takim zyrtar.

Në takimin e parë mund të vishni xhins dhe xhaketë vetëm nëse baskë me to mbathni edhe këpucë me taka të larta.
Përshtypje të mirë nuk do të lini as me grim dhe stoli të tepruara. /Telegrafi/