Telegrafi

Çfarë të veshim në party verore?

Pjesa më e madhe e verës kalon në plazh dhe kjo bën që koloret të jenë shumë të kufizuara, nuk mund të përdorim ngjyrat e errëta, por ato të hapura.
Gjithashtu, edhe prerjet, modelet, materialet e veshjeve, janë të ndryshme nga ato që veshim në metropol.

Në party preferohen shumë minifundet ose fustanet mini. Këto të fundit kanë qenë shumë të përdorur dhe janë edhe akoma. Materialet preferohen të jenë elastike, me lule dhe me ujëra, gjë që i jep dritë dhe kolor trupit.