Dikush që është panromantik tërhiqet romantikisht nga njerëzit e të gjitha identiteteve gjinore
Kjo nuk do të thotë se tërhiqen nga të gjithë njerëzit, por gjinia e dikujt nuk ndikon në tërheqjen romantike.
A është e njëjtë me termin “panseksual”?
Jo! Panseksual i referohet tërheqjes seksuale, ndërsa panromantik tërheqjes romantike.
Pse ka ndryshim tërheqje seksuale – tërheqje romantike?
Po. A jeni ndjerë ndonjëherë të tërhequr seksualisht nga dikush, por jo detyrimisht keni dashur të ndërtoni një marrëdhënie me të?
Shumë njerëz mund të duan të kenë një përvojë seksuale me dikë, pa qenë nevoja të jenë të lidhur. Kështu, mund të dëshironi të takoni dikë, pa qenë nevoja të bëni seks, sepse tërheqja seksuale dhe romantike nuk janë e njëjta gjë.
Me çfarë tërmash të tjerë mund ta përshkruajmë tërheqjen romantike?
Aromantik: Përjetoni pak ose aspak tërheqje romantike, pavarësisht gjinisë.
Biromantik: Jeni të tërhequr romantikisht nga njerëz të dy ose shumë gjinive.
Griromantik: Përjetoni shumë rrallë tërheqje romantike.
Heteromantik: Jeni të tërhequr romantikisht nga njerëz që kanë gjini të ndryshme nga ju.
Homoromantik: E kundërta e heteromantik.
Poliromantik: Keni tërheqje romantike nga njerëz të shumë gjinive.
Burimi: Healthline