Sprejin magjik që zgjidh “mijëra” probleme, WD-40, e ka pothuajse çdo familje
Ndihmon kur bllokohet brava e makinës, parandalon ndryshkun, largon lagështinë, etj. Edhe pse shumë njerëz e përdorin këtë sprej popullor, rezulton se shumica nuk e dinë se çfarë do të thotë shkurtesa në emrin e tij.
Produkti, i cili praktikisht zgjidh më shumë se 2.000 probleme, u shfaq për herë të parë në vitin 1953 dhe qëllimi i tij fillestar ishte të ndihmonte në mbrojtjen e shtresës së jashtme të raketës amerikane “Atlas” nga ndryshku.
E shpiku kimisti Norm Larsen dhe deri në vitin 1958 mund gjendej vetëm në Amerikë, ndërsa tani mund të gjendet në 187 vende të botës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, vetëm kohët e fundit njerëzit kanë filluar të mendojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë emri i tij. Pra, fjala është për një heqës uji, por çfarë do të thotë “formula 40”? Siç doli, shumë nuk e kishin idenë se çfarë do të thoshte shkurtesa.
Kur ai u zbuloi atyre se çfarë përfaqësonte në të vërtetë “WD-40”, shumica mbetën të shtangur. Ky akronim quhet “water displacement, formula 40”. Pra, ne po flasim për një heqës uji, por çfarë do të thotë “formula 40”?
Nëse ende nuk e kuptoni – emri i referohet faktit se u deshën 40 përpjekje që produkti të përsoset.
Reagimi më i zakonshëm në rrjete ishte mosbesimi, madje disa ishin të kënaqur që kompania pas këtij produkti pranoi sinqerisht se ishte vetëm në përpjekjen e 40-të që arriti të bënte një spërkatës kaq të dobishëm. /Telegrafi/